Shoqata e Urologëve të Kosovës – 22.04.2022, Prishtinë
Si rezultat i zgjedhjeve të mbajtura me 17 Mars 2022, Shoqata e Urologëve të Kosovës – ShUK bëri takimin e parë paszgjedhor me ç’rast kryetari i ri SHUK Dr. Bujar Frangu duke u bazuar në Statutin e shoqatës bëri prezentimin e trupave veprues të saj.
Mbledhja konstituive u mbajt me datë 22 Prill 2022 ku fillimisht u bë themelimi i Kryesisë së re të Shoqatës në përbërje:
Dr. Destan Kryeziu (ShSKUK) – Nënkryetar i Parë
Dr. Shkelzen Elezaj (Spitali Rajonal i Pejës) – Nënkryetar i Dytë
Dr. Liridon Selmani (ShSKUK) – Sekretar
Dr. Sabri Hyseni (ShSKUK) – anëtar
Dr. Naser Osmani (ShSKUK) – anëtar
Dr. Agim Hazrolli (Spitali Rajonal i Prizrenit) – anëtar
Dr. Tomë Komani (Spitali Rajonal i Gjakovës) – anëtar
Dr. Arif Sermaxhaj (Spitali Rajonal i Gjilanit) – anëtar
Dr. Armir Sejdiu (Spitali Rajonal i Mitrovicës) – anëtar
Dr. Dardan Hoxha – Specializant
Po ashtu në këtë takim u diskutuan në parim çështjet të cilat do t’i ketë si mision shoqata në këtë mandat si dhe objektivat për të cilat duhet të angazhohen anëtarët e Kryesisë.
Mes tjerash në planin afatshkurtër u diskutua lidhur me;
- Pjesëmarrjen e Dr. Bujar Frangut dhe Dr. Liridon Selmanit në mbledhjen e përfaqësuesve të shoqatave Europiane me datë 6-7 Maj 2022. Gjatë kësaj vizite planifikohet që të kërkohet përkrahja konkrete nga Shoqata Europiane e Urologëve – EAU ndaj ShUK përmes granteve, ekspertëve vizitues dhe trajnimeve për specializantët.
- Do të organizohet një takim i përbashkët me Shoqatën e Urologëve të Shqipërise ne Vlorë me datë 25 Qërshor 2022, ku si ligjerues do të jenë të ftuar ekspertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- Gjatë shtatorit 2022 së bashku me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës do të organizohet një sesion i veçantë urologjik si pjesë e organizimit të ‘Ditëve të Prostatës’.
- U diskutuan mënyrat e trajnimit të vazhdueshëm professional të Specialistëve dhe Specializantëve ne shtetet mike për përvetësimin e teknikave të reja si dhe avansimin e atyre ekzistuese.
Takimet e Kryesisë u vendos të mbahen çdo dy muaj.