Kryesia e Shoqatës së Urologëve të Kosovës, në mbledhjen e saj të mbajtur në Prishtinë me datë 05.12.2014, në bazë të Vendimit mbi themelimin e saj dhe në bazë të Ligjit për Liri të Asociimit në OJQ të Republikës së Kosovës duke bërë ndryshim plotësimet përpiloi dhe miratoi këtë:

S T A T U T

Neni 1
Shoqata e Urologëve të Kosovës është asociacion i pavarur i urologëve të Kosovës, i formuar me vullnetin e tyre të shprehur në mënyrë të lirë.

Neni 2
Shoqata përfshin urologët e Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare dhe fetare dhe ka për qëllim të kontribuojë në përparimin profesional dhe shkencor të urologëve të Kosovës.

Neni 3
Shoqata e urologëve ushtron veprimtarinë e saj të pavarur. Ajo bashkëpunon me shoqata dhe institucione shoqërore, shkencore, ekonomike dhe asociacione tjera në Kosovë dhe jashtë saj. Shoqata e urologëve të Kosovës anëtarësohet në asociacione të ngjashme në Kosovë dhe jashtë saj.

Neni 4
Shoqata ka cilësinë e personit juridik. Emërtimi i shoqatës është “Shoqata e Urologëve të Kosovës”. Emërtimi i shkurtër i shoqatës është “SHUK”.

Neni 5
Selia e shoqatës është Klinika e Urologjisë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Rruga e Spitalit pn., 10000 Prishtinë – Kosovë.

Neni 6
Shoqata ka vulën, emblemën dhe xhirrollogarinë e saj.
6.1. Përmbajtja e vulës është e shënuar në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.
6.2. Vula ka këtë përmbajtje: “Shoqata e Urologëve të Kosovës – Prishtinë / Kosovo Urologists Associatiation Prishtinë“
6.3. Vula ekziston në formë të rrumbullakët dhe formë katrore.

Neni 7
Shoqata mund të themelojë seksione dhe forma tjera të organizimit në pajtim me nevojat dhe orientimet e veta programore.

Neni 8
Shoqatën e përbëjnë të gjithë anëtarët e anëtarësuar në të. Anëtar i rregullt i Shoqatës mund të jetë çdo urolog i cili jeton dhe banon në Kosovë. Anëtar nderi i shoqatës mund të jetë personi i cili ka kontribuar në shkencë, kulturë dhe ka ndihmuar në zhvillimin e Shoqatës, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë Kosovës. Anëtar me korespodencë mund të jenë individët e dalluar shkencor të cilët kanë dhënë dhe japin kontribut të çmuar në mbarëvajtjen e Shoqatës, por që nuk jetojnë në Kosovë. Anëtarë junior mund të jenë specializantët e urologjisë.

Neni 9
Anëtarët e shoqatës paisen me libreza të anëtarësisë.

Neni 10
Shoqata mund të përjashtojë nga anëtarësia secilin anëtar i cili nuk zbaton dispozitat e Statutit, Programit dhe Vendimet, të cilat i miraton Kuvendi, Kryesia apo organet tjera të Shoqatës. Vendimin për përjashtim e merr Gjukata e Nderit me propozim të Kryesisë. Kundër vendimit të Gjykatës së Nderit mund të ushtrohet ankesë në Kuvendin e Shoqatës në afat prej 15 ditësh.

Neni 11
Kuvendi i Shoqatës, anëtarit të vet i cili jep kontribut të rëndësishëm në punën e saj mund t’i ndajë mirënjohje, falenderim apo shpërblim të posaçëm.

Neni 12
Organet e Shoqatës janë: Kuvendi, Kryesia, Gjykata e Nderit dhe Komisioni Financiar.

Neni 13
Kuvendi i shoqatës është organi më i lartë i saj.

Neni 14
Kuvendi i Shoqatës përbëhet nga anëtarët e anëtarësuar në SHUK. Vendimet e Kuvendit janë të plotëfuqishme nësë për ato votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të delegatëve.

Neni 15
Kuvendi i Shoqatës ka këto detyra dhe obligime:
– Miraton Statutin e Shoqatës dhe bën ndryshim plotësimet e tij;
– Miraton programin e punës;
– Zgjedh Kryetarine Shoqatës;
– Vendos për çështje tjera nga fushëveprimtaria e vet.

Neni 16
Kuvendi duhet të takohet ë paktën një herë në vit.
Mbi 51% të anëtarësisë kanë të drejtën ta thërrasin takimin e Kuvendit në çdo kohë.

Neni 17
Kryetari i Shoqatës zgjedhet në Kuvendin Zgjedhor nga ana e anëtarëve të shoqatës. Të drejtë vote kanë vetëm anëtarët e shoqatës. Votimi i Kryetarit bëhet me vota të fshehta. Kryetari zgjedhet me shumicë të thjeshtë të të pranishmëve. Anëtarët junior (specializantët) nuk kanë të drejtë vote gajtë zgjedhjes së Kryetarit.

Neni 18
Kryesia e shoqatës përbëhet nga dhjete (dhjetë) anëtarë dhe Kryetarin e Shoqatës.
17.1. 9 (nëntë) anëtarë të Kryesisë janë specialistë urolog dhe emërohen nga ana e Kryetarit të Shoqatës.
17.2. Anëtari i 10 (dhjetë) zgjedhet nga specializantët e urologjisë.
17.3 Anëtarët e Kryesisë propozohen dhe zgjedhen nga ana e Kryetarit të Shoqatës, i cili njëherit është edhe Kryetar i Kryesisë së Shoqatës. Sipas të njëjtës procedurë zgjedhen edhe dy Nënkryetarët dhe Sekretari i Shoqatës, përkatësisht Kryesisë, dhe trupat tjerë punues të shoqatës.
17.4 Gjatë propozimit dhe zgjedhjes së anëtarëve Kryetari ka për detyrë të respektojë edhe përfaqësimin rajonal të anëtarëve të Kryesisë.
17.5. Kryetari i Shoqatës propozon dhe emëron Nënkryetarin e parë, Nënkryetarin e dytë dhe Sekretarin e Shoqatës.
17.6. Kryetari ka të drejtë të largimit të ndonjë anëtari të Kryesisë dhe zëvendësimin e tij me një tjetër, në rastet kur ai nuk plotëson detyrat dhe obligimet që derivojnë nga ky post, apo bën shkelje të dispozitave të Statutit të Shoqatës.

Neni 19
Mandati i Kryetarit, dy Nënkryetarëve dhe Sekretarit të Shoqatës, anëtarëve të Kryesisë si dhe kryetarëve të trupave tjerë punues zgjat 4 (katër) vjet, me mundësi të rizgjedhjes.

Neni 20
Kryesia e Shoqatës udhëheq me punët e tërësishme të Shoqatës, dhe për punën e saj i përgjigjet Kuvendit të Shoqatës.

Neni 21
Kryesia mund të formojë trupa punuese ad-hoc (këshille ose komisione) nëse për këtë paraqitet nevoja.

Neni 22
Puna e shoqatës është publike, përmes organeve dhe trupave të saj ajo komunikon me opinionin me anë të komunikatave, proklamatave, apeleve e formave tjera të komunikimit publik.

Neni 23
Shoqata organizon seminare, simpoziume, tubime shkencore, kongrese etj.

Neni 24
Në mungesë të Kryetarit, Nënkryetari i Shoqatës përfaqëson Shoqatën para të gjitha organeve dhe institucioneve në vend dhe jashtë tij.

Neni 25
Gjykata e Nderit përbëhet nga tre anëtarë. Vendimet e Gjykatës së Nderit janë të obligueshme nëse ato votohen nga ana e Kryesisë së Kuvendit.

Neni 26
Shoqata nxjerr Rregulloren e Punës e cila duhet të përputhet me dispozitat e Statutit dhe Programin e Shoqatës.

Neni 27
Shoqata mund të nxjerr dhe botojë revista, udhërrëfyes, tekste, reklama etj me vendimin paraprak të Kryesisë së Shoqatës.

Neni 28
Financimi i Shoqatës bëhet përmes pagesave të anëtarësisë nga anëtarët e Shoqatës, donacioneve të ndryshme, botimeve të Shoqatës etj

Neni 29
Vendimi për pushimin e punës së Shoqatës merren nga Kryesia e saj.

Neni 30
Vendimet dhe plotësimet e Statutit dhe Programit bëhen në mënyrën sipas së cilës është miratuar propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Statuti dhe Programit, të cilin e merr Kryesia si dhe së paku 51% nga numri i anëtarëve të saj.

Neni 31
Ky Statut hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Prishtinë, më 19 dhjetor 2014.

Komisioni Statutar,
1. Dr. Selman Muçaj – urolog 2. Ass.Dr. Fahredin Veselaj – urolog 3. Dr.Liridon Selmani