Kongresi nacional i 12të i Shoqatës së Urologëve të Kosovës

Me 26 dhe 27 Maj 2017, me shumë sukses u mbajt kongresi i 12të i Shoqatës së Urologëve të Kosovës. Në këtë Kongres ishin mbi 150 pjesëmarrës ku 30 nga ta ishin mysafir nga vende të ndryshme të Europës dhe rajonit.

Për shkak të numrit të madhë të punimeve shkencore, në diten a parë sesioni është zhvilluar në dy salla. Në diten e dytë, janë mbajtur prezantime shumë interesante dhe informative nga Prof. H. Van Poppel nga EAU, Prof. Flamur Tartari – Shqipëria, Prof. Mustafa Xhani – Shqipëri, Dr. Kristian Krpina – Kroaci, Dr. Jano Kliment – Sllovaki, Prof. L. Tunç – Turqi, Prof. Ali Erol – Turqi, Prof. F. Grossi – Itali, Prof. S. Stravidis – Maqedoni, Dr. S. Saidi – Maqedoni.

Ishte hera e parë që ishin tubuar të gjithë urologët shqipëtarë nga të gjitha trojet shqipfolëse si, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Lugina e Presheves krahas atyre ndërkombetar.  Në këtë kongres është vertetuar se urologjia kosovare është pothuajse ne nivel ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Post comment